Bota

STUDIMI: Vaksinimi në Angli ka ulur shtrimet në spital

1 Mars 2021, 21:23 Nga DOSJA
STUDIMI: Vaksinimi në Angli ka ulur shtrimet në spital

ANGLI- Vaksinimi i popullsisë në Angli ka ulur nevojën e njerëzve për shtrime në spital. Reuters shkruan se vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZenecës janë 80% më shumë efektive për parandalimin e shtrimeve në spital për personat që janë mbi 80 vjeç dhe i kanë marrë të dyja dozat.

Studimi gjithashtu tregoi se një dozë e vaksinës së Pfizer/BioNTech të jepë 57 deri në 61% mbrojtje, ndërsa një vaksinë e AstraZenecës të jepë 60 deri në 73% mbrojtje.

“Këto rezultate mund të ndihmojnë gjithashtu për të shpjeguar pse numri i pranimeve të COVID në njësitë e kujdesit intensiv midis njerëzve mbi 80 në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në shifra të vetme në dy javët e fundit. Kjo është shumë inkurajuese,” tha ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock.

Britania deri tani ka vaksinuar me të paktën një dozë më shumë se 20 milion njerëz, ose rreth 30% të popullsisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazenecës matt hancock pfizer/biontech astrazenecës matt hancock pfizer/biontech

Sondazh

Poll