Bota

Numërimi i votave me kusht, VV kryeson me mbi 9 mijë vota

1 Mars 2021, 21:07 Nga DOSJA
Numërimi i votave me kusht, VV kryeson me mbi 9 mijë vota

KOSOVË- Numërimi i votave me kusht në Kosovëv ka filluar ditën e sotme. Telegrafi shkruan se deri tani janë numëruar rreth 18 mijë e 571 vota. Ndësa votat nga diaspora do të numërohen pasi të përfundojnë votat me kusht.

Sipas të dhënave të deri tanishme në numërimin e votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 9 mijë e 361 vota, në vend të dytë është Pardia demokratike e Kosovës me 3 mijë e 475 vota. Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosocës me 1 mijë e 951 vota ndërsa në vend të katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 552 vota.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora votat me kusht zgjedhet ne kosove votat me kusht zgjedhet ne kosove

Sondazh

Poll