Bota

Kosnett takim me Lajçak: Rikonfirmova mbështetjen e SHBA-së për dialogun 

1 Mars 2021, 20:28 Nga DOSJA
Kosnett takim me Lajçak: Rikonfirmova mbështetjen e SHBA-së

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett është takuar ditën e sotme me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kosnett me anë të një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, rikonfirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.

At today’s meeting with EUSR @MiroslavLajcak, reaffirmed U.S. support for a collaborative, EU-led dialogue process. Our goal: a comprehensive settlement and deeper Euro-Atlantic integration that benefits all Kosovo and Serbian citizens. pic.twitter.com/Sc0ddcv40K

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 1, 2021

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë duke filluar nga dita e sotme. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák philip kosnett lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák philip kosnett

Sondazh

Poll