Aktualitet

Hapen ofertat për tunelin e Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin

1 Mars 2021, 20:37 Nga DOSJA
Hapen ofertat për tunelin e Llogorasë/ Kompania Gjoka jep

VLORË- Ministria e Infrastrukturës ka hapur ofertat e kompanive që kërkojnë të ndërtojnë Tunelin e Llogorasë, pas disa shtyrjeve si rrjedhojë e ankesave të operatorëve konkurrues mbi kriteret e garës.

Gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë u shpall më 19 qershor të 2020-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kompania austriake IC Consulting do të shpallej fituese për projektimin e tunelit.

Projekt ideja e tunelit u paraqit pak kohë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe i cili nis nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. Kjo vepër do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë euro. Çmimi i ulët i dhënë nga kompania shqiptare gjoka konstruksion e favorizon këtë kompani e cila aktualisht është duke ndërtuar rrugën e arbrit. Pak ditë më parë përfundoi edhe lidhja e urës së vashës, një projekt shumë sfidues, ndërsa po vijon me shpejtësi ndërtimi i rrugës. Tunelet kanë përfunduar dhe në disa pjesë të rrugës janë duke u asfaltuar.

Marrë nga: TopChannel 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tuneli i llogarase tuneli i llogarase

Sondazh

Poll