Bota

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, e fejuara: Princi i kurorës Saudite duhet të ndëshkohet sa më shpejt

1 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA
Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, e fejuara: Princi i kurorës Saudite

ARABIA SAUDITE– E fejuara e gazetarit Jamal Khashoggi, të vrarë më 2018, Hatice Cengiz, ka thënë se Mohammed bin Salman duhet të ndëshkohet pasi publikimi i raportit të CIA-s zbuloi se princi i kurorës Saudite ishte nëdijenë për vrasjen e gazetarit.

“E vërteta, që dihej tashmë është zbuluar edhe një herë dhe tani është konfirmuar. Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme, pasi e vërteta mund të ketë kuptim vetëm kur i shërben drejtësisë që arrihet.”– tha Hatice Cengiz.

Cengiz i bëri thirrje administrates së Joe Biden për të ndëshkuar Princin Mohammed, 35 vjeç, në mënyrë që të kërkojë drejtësi për Khashoggi dhe të parandalojë përsëritjen e veprimeve të ngjashme në të ardhmen.

Ajo tha: “Duke filluar me administratën e Biden, është me rëndësi jetike që të gjithë udhëheqësit botërorë të pyesin veten nëse janë të gatshëm të shtrëngojnë duart me një person, fajësia e të cilit për vrasje është provuar, por nuk është ndëshkuar ende.”

Qeveria e SHBA-së të Premten lëshoi ​​një raport me katër faqe duke konfirmuar se mbreti i ardhshëm Sauditi është i përfshirë personalisht në vrasjen e një prej kritikëve të tij më të shquar. Administrata e Biden po përgatitet të zbulojë një politikë të re ndaj Riadit, megjithëse presidenti ka qenë i paqartë në përshkrimin e asaj që do të sjellë, duke thënë vetëm se do të ishte domethënëse dhe të bënte të qartë se rregullat po ndryshojnë.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018, siç supozohet nga rreth 15 ekzekutorë sauditë që kanë copëtuar trupin e tij. Arabia Saudite ka dënuar pesë njerëz me vdekje vitin që shkoi por ka dyshime të gjera se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës dhe regjimi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hatice cengiz joe biden vrasja e jamal khashoggit hatice cengiz joe biden vrasja e jamal khashoggit

Sondazh

Poll