Bota

Numërohen mbi gjysma e votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta, zëdhënësi i KQZ-së Elezi: Pas tyre do të fil

1 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
Numërohen mbi gjysma e votave me kusht dhe personave me aftësi të

KOSOVË- Procesi i numrimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta është duke vijuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ndërkohë, që pas tyre do të fillojë numërimi i votave të diasporës.

Sipas Gazeta Express, nga 32 mijë vota me kusht dhe të personave në nevojë, janë numëruar më shumë e gjysma. Po ashtu, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Vladimir Elezi, pas numrit të këtyre votave do të fillojë edhe numërimi i votova të diasporës.

Gjithashtu, ai ka thënë se nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime.

“Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, këtu në QNR do të fillojmë me numërimin e votave nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Tashmë, shërbimi votues i KQZ-së ka përmbyllur vlerësimin dhe verifikimin e pakove të supozuara me fletëvotime. Nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime,”- ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vladimir elezi zgjedhjet ne kosove vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll