Bota

Enver Hoxhaj takon ambasadorin britanik: Do të jemi opozitë konstruktive 

1 Mars 2021, 16:49 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj takon ambasadorin britanik: Do të jemi opozitë

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ditën e sotme ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, zyra e PDK-së, me anë të një njoftimi. Në të shkruhet se pikat kryesore që u diskutuan në takim ishin situata e krijuar nga pandemia, vonesat e vaksinave si dhe për situatën politike në vend.

Hoxhaj i ka siguruar ambasadorit se do të jenë një opozitë konstruktive si dhe se duhet që të krijohet sa më parë qeveria e re. Në fund, Hoxhaj ka falenderuar ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës dhe se Kosovës momentalisht i duhet një mbështetje e madhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe jo vetëm.

Njoftimi i plotë nga PDK:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Muzafer Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.

Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka falënderuar ambasadorin britanez për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj nicholas abbott enver hoxhaj nicholas abbott

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 14:45

 KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...