Bota

Përfundon takimi mes Lajçak dhe Kurtit pa deklaratë për mediat

1 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes Lajçak dhe Kurtit pa deklaratë për

KOSOVË- Takimi mes fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtit dhe Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar.

Telegrafi shkruan se pas takimit nuk ka patur asnjë deklaratë për mediat dhe se nuk dihet se çfarë është folur në mbledhje. Takimi u mbajt në selinë qendrore të Lëvizjës Vetëvendosje në Prishtinë, dhe se ishte takimi i parë i Lajçak në Kosovë.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë duke filluar nga dita e sotme. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove-serbi lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák albin kurti kosove-serbi lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll