Bota

SHBA-BE përgatiten për t’i vendosur sanksione Rusisë për helmimin dhe burgosjen e Navalny

1 Mars 2021, 17:40 Nga DOSJA
SHBA-BE përgatiten për t’i vendosur sanksione Rusisë

RUSI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke u përgatitur për t’i vendosur sanksione Rusisë. CNN shkruan se sanksionet do t’i vendosen për shkak se helmimit dhe burgosjes së Kryetarit të Opozitës dhe kritikut të Kremlinit, Alexej Navalny.

Këto sanksione që do të vendosen nga SHBA-ja në koordinim me BE-në do të jenë për të dërguar një mesazh të fortë mbi respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe mbi rëndësinë e bashkëveprimit me aleatët. Gjithashtu në SHBA, kjo cilësohet edhe si një distancim i administratës Biden, ndaj asaj Trump për shkak se kjo e fundit nuk ndërhyri në këtë çështje.

Navalny pas helmimit në ushqim, dhe shërimit në Gjermani u transportua në Rusi ku u përball me akuzat e pastrimit të parave, që rëndonin mbi të, që nga viti 2014. Ai u burgos për 3 vite e 6 muaj, dhe momentalisht ka 2 vite e 6 muaj burg për të bërë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexej navalny sanksione ndaj rusise shba-be alexej navalny sanksione ndaj rusise shba-be

Sondazh

Poll