Bota

“Po ju shkruaj për mbështetje”/ 9-vjeçari nga Kosova i dërgon letër Biden, ambasadorja Çitaku: Donte të dinte rreth S

1 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA
“Po ju shkruaj për mbështetje”/ 9-vjeçari nga

SHBA- 9-vjeçari nga Kosova, Diell Sadriu i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, Joe Biden. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në një postim në Twitter. Në postimin e saj, Çitaku shkruan se në këtë letër Dielli, i kërkon Biden mbështetje që në shkollë të mësoj më shumë rreth Amerikës.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan Çitaku.

Ndërkohë që në letrën e tij, Dielli shkruan se dëshiron të mësohë më shumë rreth SHBA-së, pasi në shkollën ku momentalisht është nuk bëjnë asnjë mësim në lidhje me Amerikën.

Letra e plotë:

I dashur Z. Biden. Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President. Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë. Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në ‘British School of Kosova’. Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj. Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu.

A nine-year-old 3rd grader from #Kosovo pens a letter to @POTUS Biden asking for his support, because he would like to learn more about the #USA in school.

It doesn’t get any cuter than this?
??❤️?? pic.twitter.com/wCp5lbCaFc

— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 1, 2021

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora diell sadriu joe biden vlora citaku diell sadriu joe biden vlora citaku

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 14:45

 KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...