Politike

Varhelyi: Do të ketë një shpërndarje të vaksinave anti-Covid nga AstraZeneca në Shqipëri!

1 Mars 2021, 14:06 Nga DOSJA
Varhelyi: Do të ketë një shpërndarje të vaksinave

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe me Joseph Borrell, shefin e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, u shpreh se në Shqipëri do të vijë shumë shpejt një ngarkesë vaksinash anti-Covid nga AstraZeneca.

DEKLARATA:

Europa do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne sot flasim a kemi vaksina dhe siç e keni parë dhe vendet anëtare të BE-së kanë probleme me këtë gje. Ne nuk e kemi harruar Ballkanin Perëndimor, po punojmë ditë e natë që të marrim vaksinat dhe t’i çojmë në këtë rajon. Ne po punojmë ,jo vetëm me COVAX. Po ju them që do të kem injë shpërndarje të parë nga Astrazeneca. Po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet. Kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshje e Stabilizim-Asociimit. Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje. Urojmë që zgjedhjet të jenë të jenë të lira e të ndershme në mënyrë që të kemi provën e parë të demokracisë shqiptare. Pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën për çeljen e negociatave. Kemi shprehur dëshirën që konferenca e parë ndërqeveritare të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, deri më tani nuk kemi një datë të caktuar. Disa shtete anëtare janë të mendimit që duhet të avancohet më shumë, para se të organizohet.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oliver varhejn rama ne bruksel oliver varhejn rama ne bruksel

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 13:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...

Politike 1 Mars 2021, 12:58

TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...