Politike

Marrëveshja mes PD dhe LSI-së, reagon Spiropali nga Kuvendi: Imagjinare, listë e mercenearizmit. Luli është me parimin e Bu

1 Mars 2021, 10:09 Nga DOSJA
Marrëveshja mes PD dhe LSI-së, reagon Spiropali nga Kuvendi:

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në kuvend ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali tha se lista e dy partive është e mercenearizuar duke kundërshtuar faktin se në nisje të ceremonisë u shoqërua me himnin e flamurit. Ndër të tjera, sipas Spiropalit marëveshja është imagjinare ndërkohë që për kreun e PD-së, tha se ecën me parimin e Budës.


DEKLARATA:

 U ngrit një koleg dhe deklaroi se e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita që mund të bëjë një tender. Ne mund të kontrollojmë veten dhe ato që duam, siç është vota e emigrantëve por ne nuk mund të kontrollojmë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, do ishte mirë të bëhej dhe një identifikim i të zgjedhurve, ajo që po na shohin sytë me koalicionin opozitar s’dimë ç’të themi ne. Nuk është koalicion por thjesht një listë. Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite. Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh. Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet. Se Luli dihet se është me parimin e Budës, nëse do të shkosh dikur mos lëviz nga vendi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 1 mars 2021 elisa spiropali seance plenare 1 mars 2021

Sondazh

Poll