Politike

Protestat për Rashën, Çuçi: Hetimet janë mbyllur! Nuk kishte dhunime të të miturve, drejtësia do ta vendosë

1 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Protestat për Rashën, Çuçi: Hetimet janë mbyllur!

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu përgjigj interesit të deputetëve të opozitës së re që kanë kërkuar sot një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie. Në përgjigjen e tij, Çuçi renditi shifrave kryesore të tubimeve që u zhvilluan përgjatë ditëve të revoltës qytetare për vrasjen e Rashës.


“Pas kësaj ngjarje të rëndë që shpreh keqardhjen dhe të ngushëlloj familjen Rasha, Tirana dhe shumë qytete të tjera u përballën me protesta të shumta me të rinj nga mosha 12-20 vjeç ku Tirana ishte pika kryesore. Në total gjatë protestave janë dëmtuar 46 police, në ngarkim të personave të arrestuar dhe të shoqëruar janë zbatuar të gjithë format e duhura të ligjit. Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona. Nga personat e proceduar në gjendje të lirë dhe të shoqëruar, kishte 42 persona që akuzoheshin për shpërndarje droge mes të cilëve vetëm 14 janë shoqëruar. Hetimet në lidhje me vrasjen e Rashës janë mbyllur dhe ka prova të mjaftueshme për fajesinë e efektivit të forcave Shqiponja”-tha Çuçi.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi vrasja e klodian rashes bledi çuçi vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll