Politike

‘Dyshojmë se variantet e reja janë në qarkullim’/ Manastirliu: Presim vaksina të tjera nga COVAX, mësuesit do marrin do

1 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
‘Dyshojmë se variantet e reja janë në qarkullim’/

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në seancën e sotme plenare ka bërë një raport të plotë në lidhje me situatën Covid në vendin tonë.

Manastirliu u shpreh se kanë dyshime se po qarkullon varianti i ri i Covid në vend. Ndërkohë ajo u shpreh se sot pritet që të vijnë në vend 150 210 doza të vaksinave nga kontrata e Pfizer dhe presin nga Covax të tjera.

DEKLARATA:

Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit shkakton dhe përhapje të pakontrollueshme. Prej më shumë se dy javësh ne kemi forcuar orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00, ende nuk është certifikuar prezenca e varianteve të reja të Covid në vendin tonë, por ne dyshojmë se ato janë në qarkullim. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid. Sot jemi në pritje të ardhjes së 150 210 dozash të vaksinave nga kontrata e Pfizer dhe presim nga Covax aqë brenda dy javë të para të marsit të mbërrijnë dhe mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seance plenare 1 mars 2021 ogerta manastirliu seance plenare 1 mars 2021

Sondazh

Poll