Politike

Sërish përplasje Iran-Shqipëri, Teherani: Kosh plehrash dhe shërbëtor i terroristëve muxhahedinë

1 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
Sërish përplasje Iran-Shqipëri, Teherani: Kosh plehrash dhe

IRAN– Vërejtjet e Shqipërisë për Iranin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, kanë marrë përgjigje nga Republika Islamike.

Zëvendës-shefi i Gjyqësorit në Iran, Ali Baqeri Kani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Tiranës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, shtetet që kanë të kaluar të zezë sa i përket dhunimit të të drejtave të njeriut, nuk kanë të drejtë të flasin për shtetet e tjera mbi këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara: Enciklopedi e historisë së terrorizmit, Gjermania: pastruese profesionale e terrorizmit, armët kimike të së cilës janë ende duke vrarë veteranë në Iran, Shqipëria: kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve (muxhahedinët) që kanë martirizuar 17 mijë iranianë të pafajshëm”, shkruan zyrtari iranian në rrjetet sociale.

Ali Baqeri Kani kritikon më tej vendin tonë për strehimin e mijërave muxhahedinëve duke theksuar se Shqipëria ishte në dijeni të akteve të tyre të terrorit, të cilat janë dokumentuar edhe në organizatat ndërkombëtare.

Reagimi i Teheranit erdhi pas kritikave që përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë në OKB mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike irani i pergjigjet shqiperise konflikti iran-shqiperi irani i pergjigjet shqiperise konflikti iran-shqiperi

Sondazh

Poll