Politike

Firmosja e marrëveshjes me LSI-në! Basha: Nuk kemi premtime boshe si ato që bën kryeministri në ikje! Ka ardhur çasti të

1 Mars 2021, 09:27 Nga DOSJA
Firmosja e marrëveshjes me LSI-në! Basha: Nuk kemi premtime boshe si

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti një deklaratë të shkurtër pas firmosjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet e se udhëtimi i përbashkët nis që sot. Më tej kryedemokrati tha se premtimet e tyre nuk janë boshe, duke i krahasuar me ato të qeverisë.

Kreu i PD-së shtoi në fund se Shqipëria meriton një qeverisje të mirë ndaj është koha që të shkojnë në çdo shtëpi për të garantuar fitoren.


FJALA E BASHËS:

Çdo shpresë nis me një ëndërr që bëhet realitet, Udhëtimi ynë i përbashkët për të bërë ndryshimin fillon sot. Aleanca jonë ka bashkuar të gjitha forcat, për të bërë ndryshimin. Pas 8 vitesh dështime, Shqipëria ka qenë në vend numëro. Gjatë javëve të fundit unë jam takuar me shqiptarë në të gjithë vendin, ndjej entuziaasmin se bashkë me pranverën po vjen ndryshimi. Në emrin tim të PD dhe koalicionit tonë angazhohem se nuk do të zhgënjej, do të sjellim një të ardhshme të ndritshme. Shqiptarët janë të fortë, por Shqipëria meriton një qeverisje të mirë,.Ndaj gjatë javëve të fundit kanë prezantuar planet tona për shëndetësinë, ekonominë…për ndaljen e katastrofës ndërkombëtare të emigracionit. Këto nuk janë premtime boshe nga ato që bën përsëri kryeministri, këto janë plane pune që do të realizohen . Tani ka ardhur casti të ndryshojmë, të shkojmë në çdo rrugë, shtëpi më shtëpi dhe të garantojmë fitoren.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton

Sondazh

Poll