Politike

DRAFTI/ 2 Muaj para zgjedhjeve, Partia Socialiste kërkon ndryshimin e Reformës në Drejtësi

1 Mars 2021, 09:48 Nga DOSJA
DRAFTI/ 2 Muaj para zgjedhjeve, Partia Socialiste kërkon ndryshimin e

TIRANË– Dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Partia Socialiste kërkon të ndryshojë pikat kryesore të ligjit për Reformën në Drejtësi, një nga çështjet kryesore të PS në 7 vite qeverisje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se projektligjet për ndryshimin e disa prej pikave kyçe të Reformës në Drejtësi janë firmosur nga deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Klotilda Ferhati.

Këto korrigjime kanë në bazë disa ligje të reformës të rreth 2 viteve më parë, ku përfshihet rishikimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe ai për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Korrigjimi i reformës në Drejtësi u propozua fillimisht nga Partia Demokratike. PD ka votuar vetëm një ligj të reformës që është ai për ngritjen e SPAK dhe gjykatës Speciale.

Është ende e paqartë arsyeja pse PS kërkon ta korrigjojë reformën në Drejtësi që është njëherazi edhe “kali” i betejës që iu dha socialistëve mandatin e dytë qeverisës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korrigjimi i reformes ne drejtesi korrigjimi i reformes ne drejtesi

Sondazh

Poll