Politike

Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes me Bashën: Ne dhe PD jemi dy entitete, por zotohemi se do e kthejmë Shqipërinë në

1 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes me Bashën: Ne dhe PD jemi

TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u zotua sot se bashkë me Partinë Demokratike do e kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Në përfundimin e ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes mes dy partive, PD e LSI, Kryemadhi tha se PD e LSI do të jenë të ndara si parti, por gjithmonë do të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.


“E di që ka shumë nga ato që do të thonë se LSI-ja rritet në kurriz të së majtës, dua të adresoj këtë gjë. Ne si LSI dhe PD do të jemi dy entitete, mund të kemi edhe kundërshti në të ardhmen, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Jemi të unifikuar se vendi është më keq se çka qenë 8 vite më parë përveç atyre që janë me lidhje të ngushta me qeverinë. Ne dhe PD-në jemi të unifikuar me mendimin se shqiptarët sot jetojnë më keq se më para. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet ta kenë Shqipërinë, shtëpinë e tyre.”-tha Kryemadhi. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton

Sondazh

Poll