Politike

Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve! PD e LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor, Kryemadhi: Shtëpi më shtëp

1 Mars 2021, 08:36 Nga DOSJA
Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve! PD e LSI firmosin

TIRANË- Më 1 mars 2020 ( e hënë), Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë firmosur një marrëveshje që lidh “fatin” e tyre politik nëse vijnë në pushtet. 13 pika, janë pjesë e marrëveshjes që lidh koalicionin paszgjedhor të dy partive opozitare nën siglën “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Marrëveshja u firmos në ambientet e hotel Plazza, ku kryedemokrati Lulzim Basha mbërriti në tryezë bashkë me të besuarit e tij, Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Gazment Bardhi. Edhe Monika Kryemadhi nuk ishte e vetme. Numri 1 i LSI-së shoqërohej nga Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Luan Rama.


Marrëveshja përmban 13 pika ku pikat themelore janë nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Ndërsa pika e dytë më e rëndësishme është përmbushja e kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. 

Në momentin që dy partitë firmosën marrëveshjen, Monika Kryemadhi vuri dorën në zemër, ndërsa Lulzim Bashës nuk iu lexua dot asnjë emocion. Në fjalën e saj, Kryemadhi pranoi se PD e LSI janë dy parti tejet të ndryshme nga njëra-tjetra, por me një qëllim, largimin e qeverisë që ka dëmtuar shqiptarët.

Ndërsa Basha deklaroi se opozita nuk bën premtime boshe dhe se bashkë me LSI-në do të bëjnë ndryshimin.

Kjo është marrëveshja e dytë e opozitës. Vetëm pak ditë më parë, PD firmosi një tjetër marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.

Më 24 shkurt partitë opozitare firmosën me Partinë Demokratike për krijimin e këtij koalicioni. Në marrëveshje thuhej se “ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton zgjedhjet e 25 prillit lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll