Politike

Marrëveshja PD-LSI! “Shqipëria, shtëpia që fiton”, dy partitë vijnë së bashku në një slogan

1 Mars 2021, 08:49 Nga DOSJA
Marrëveshja PD-LSI! “Shqipëria, shtëpia që

TIRANË– Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të firmosin së bashku një marrëveshje për koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se marrëveshja e tyre do të firmoset nën sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të jenë prezentë për të firmosur marrëveshjen.

Marrëveshja do të firmoset në një prej hoteleve në Tiranë në orën 10:00, e jo në selitë e partive respektive. Për shkak të rregullave të Covid, ceremonia do të jetë pa praninë e mediave, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Basha dhe Kryemadhi do ta bëjnë publik tekstin e marrëveshjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton lulzim basha monika kryemadhi shqiperia shtepia qe fiton

Sondazh

Poll