Bota

Nusja zmbraps zyrtarin e Bashkisë, shakaja pa kripë që e ktheu dasmën në makth (Foto)

7 Maj 2019, 19:47 Nga DOSJA
Nusja zmbraps zyrtarin e Bashkisë, shakaja pa kripë që e ktheu

TURQI– Një nuse ka bërë një shaka gjatë riti martesor dhe ka bërë që e gjithë dasma të kthehet në matkh.

Ngjarja ka ndodhur në Turgutlu të Manisas në Turqi, teksa zyrtari i Bashkisë po pyeste çiftin, nusen Hatice Koşman 24 vjeç dhe dhëndrin, Turgut Dinçer Guneri 26 vjeç, nëse e pranojnë njëri-tjetrin si burrë e grua.

Mirëpo në këtë moment nusja bëri një shaka. Teksa burri tha ‘po’ që në fillim, Hatice tha: “A do të ishte e mundur të thuhej ‘jo’? Natyrisht që po”.

Pas kësaj fjalë zyrtari Ali Akca tha: “Po largohem“, duke mos pranuar lidhjen e kurorës.

Fjalën “Jo” të nuses ai e mori si dyshuese për martesën dhe sado që të ftuarit u përpoqën ta bindnin atë të ndryshonte mendje, ai nuk u kthye më.

Çifti e kishin organizuar dasmën njëherë më 21 prill, më pas e kishin anuluar dhe e kishin shtyrë atë më 26 prill. Kjo është herae dytë që kjo dasmë shtyhet. Kjo histori ka bërë xhiron e mediave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ali akca dasma kthehet ne makth hatice koşman shakaja pa kripe e nuses turgut dinçer guneri turqi ali akca dasma kthehet ne makth hatice koşman shakaja pa kripe e nuses turgut dinçer guneri turqi

Sondazh

Poll