Aktualitet

Dhuna ndaj gruas në spitalin e Fierit, polica në kërkim të 55-vjeçarit, i shkojnë në banesë, efektivët: Nuk ishte aty&#

28 Shkurt 2021, 08:33 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gruas në spitalin e Fierit, polica në kërkim të

FIER– Mbrëmjen e djeshme në media u publikua një video ku në të shihej një burrë që dhunonte një grua. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit të Fierit dhe sipas dëshmitarëve dyshja nuk njihej me njëri-tjetrin, mirëpo sherri kishte nisur për një fjalë që u tha nga ana e zonjës.

Orë pas ngjarjes, policia ka bërë të ditur se e ka shpallur në kërkim autorin. Ata kanë identifikuar autorin, kanë kryer kontrollin në banesën e tij mirëpo nuk e kanë gjetur në banesë.

“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit. Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” mbyllet njoftimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan ngjarja ne fier policia ne kerkim te 55-vjeçarit burri dhunon gruan ngjarja ne fier policia ne kerkim te 55-vjeçarit

Sondazh

Poll