Aktualitet

HARTA LIVE/ Pas diellit priten reshje, surprizat e motit, parashikimi për ditën e sotme

28 Shkurt 2021, 06:39 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Pas diellit priten reshje, surprizat e motit, parashikimi për

TIRANË– Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 28 shkurt 2021 parashikimi i motit 28 shkurt 2021

Sondazh

Poll