“Më mori dhe më pyeti nëse doja ta bëja vaksinën,”/ I moshuari tregon bisedën me mjeken: Më tha se duhet të isha mbi
27 Shkurt 2021, 13:45Nga DOSJA
FIER– Skënder Bejko 80 vjeç, me sëmundje bashkëshoqeruese, probleme me sytë dhe me mushkëritë denoncon në Fax News mashtrimin që po bëhet me vaksinimin e të moshuarve. Ai tregon se doktoresha e lagjes e ka marrë në telefon dhe e ka pyetur nëse do ta bëjë vaksinën, ndërsa kur ka shkuar sot te poliklinika i është thënë se do të nisë procesi njëherë për personat mbi 90 vjeç.
“Jam 81 vjeç, dje më morën në telefon nga ambulanca, mjekja e familjes, dbhe më pyet nëse doja të bëja vaksinën, jam i gatshëm plotësisht thashë. Shkoj te ambulanca, dhe atje një infermiere më thotë që kishte dalë një urdhër i dytë, që do të vaksinohen personat mbi 90 vjeç.
Unë ligjin e di, e di që së pari janë mjekët e infektivit, mjekët e familjes, unë nuk kam dëgjuar që të ketë një kategoi mbi 90 vjeç, edhe pse i ndjek lajmet çdo ditë. Unë kam tre operacione në trup, kam probleme me shikimin, jam me kartelë në dispanceri, me vizita dhe shtrime disa herë në Sanatorium. Kurdo që ta pyesni doktoreshën e lagjes, ajo do të thojë fjalët e saj.
Unë di që kanë ardhur 9 mijë vaksina, se kush do ta bëjë i pari nuk merret vesh. Asnjë nga familja nuk e ka kaluar Covid, nuk kemi pranuar ansjë njeri brenda në shtëpi, nuk kemi shkuar në asnjë vizitë, as nipin nuk e pranojmë në shtëpi, dalim vetëm për një ajrosje në mëngjes, dhe një pazar. Tani a ka mundësi që ta bëj vaksinën e bëj, ime shoqe është më e sëmurë se unë, pasi është dhe me diabet“, tregon Bejko.
GREQI– Shoferi i taksisë që transportoi dy atentatorët e shqiptarit, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Athinë, ka pësuar një krizë paniku. Mediat grek...
TIRANE- Dosja.al sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të arrestimit të Gjergji Cukalit, një nga emrat më aktivë në vitet e fundit në botën e krimit shqiptar...
TIRANË– Gjashtë vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala paralajmëron trazim ujërash. Në një status në profilin e saj në ...
GREQI– Identiteti i shqiptarit që u plagos një natë më oarë në Athinë, si pasojë e një atentati të mirëorganizuar mbetet ende mister, por fakti që bëhet fjalë p...
Aktualitet27 Shkurt 2021, 10:21
TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një p...
TIRANË– ARRSH-ja ka lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në disa akse rrugore, pasi për shkak të resë afrikane, është bërë mjaft i vështi...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë me bluzat të bardha dhe që të mos lejojnë të manipulohen nga poli...