Politike

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”/ Rama flet për pasurinë: O të marrsha të keqen… Kështu është kur di

27 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pak ditë pasi në media qarkulloi një lajm lidhur me pasurinë e tij dhe të familjes.

Gjatë një bisede që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, një qytetar ka pyetur se si i ka bërë 1 miliard lekë vetëm nga rroga që merr me postin që ka.

 “Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?”.– shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se lajmet që janë publikuar janë budalliqe. Ndër të tjera Rama tha se pasuria e tij verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektoriati Kombëtar.

Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll