Gjashtë vite pas zhdukjes së tij, Klodiana Lala trazon ujërat: Enver Stafuka rrëfeu emrin e personit që e urdhëroi të vri
27 Shkurt 2021, 10:42Nga DOSJA
TIRANË– Gjashtë vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala paralajmëron trazim ujërash. Në një status në profilin e saj në Facebook, Lala shkruan se në 40 minuta rrëfim, para se të zhdukej, Stafuka ka folur për shumë krime e shumë autorë.
Në një prej tyre, Lala shkruan se Stafuka ka treguar edhe emrin e personit që e pagoi për të vrarë një biznesmen, ngjarje e ndodhur në vitin 2011.
“Në 40 minuta rrëfim para se të zhdukej Enver Stafuka flet për shumë krime e për më tepër autorë e urdhërues të tyre. Në veçanti për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen. Prisni se do dëgjoni shumë… sa shumë ujëra do trazohen,”- shkruan gazetarja Klodiana Lala.
Kush ishte Enver Stafuka?
Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë më 9 shkurt të vitit 2015. Të persona të maskuar të veshur si policë e rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës personin që vodhi makinën ‘BMË’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj.
50 sekonda, kaq ishte koha që iu duhej rrëmbyesve për të hequr qafe njëherë e mirë… një nga emrat kyç të dosjes së zbardhjes së vrasjes së komisarit. Policia e Durrësit, u kujdes që kërkimet dhe hetimet të mbaheshin top sekret, ndërsa edhe sot, pas 6 vitesh, askush nuk di më të thotë se kush e mori Stafukën dhe se çfarë u bë me të.
Për çfarë është akuzuar Stafuka?
Babai i 4 fëmijëve është arrestuar mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMË, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit, kryekomisari Dritan Lamaj. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi si të pafajshëm Stafukën, më 13 nëntor të vitit 2013.
Familja e Stafukës ka akuzuar për vite me radhë Durim Bamin për zhdukjen e Stafukës, por asgjë nuk është vërtetuar. Gazetari Artan Hoxha ka thënë më herët se ekziston një video e rrëmbimit të Enver Stafukës, ku ky i fundit ka treguar 31 vrasje me pagesë, shumë të bujshme në Tiranë.
Ujërat që trazohen dhe filmime….ç’po vjen?
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Identiteti i shqiptarit që u plagos një natë më oarë në Athinë, si pasojë e një atentati të mirëorganizuar mbetet ende mister, por fakti që bëhet fjalë p...
Aktualitet27 Shkurt 2021, 10:21
TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një p...
TIRANË– ARRSH-ja ka lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në disa akse rrugore, pasi për shkak të resë afrikane, është bërë mjaft i vështi...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë me bluzat të bardha dhe që të mos lejojnë të manipulohen nga poli...
SHKODËR– Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra është inektuar me Covid-19. Dosja.al ka mësuar se Imzot Angelo Massafra e ka m...
TIRANË– Ministria e Brendshme u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit.Në një postim në ...
SARANDË– Një makinë e llojit “Mercedez Benz”, është shkrumbuar gjatë orëve të natës së kaluar. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në fshatin Gjashtë. Dos...