Aktualitet

VIDEO/ Arrestimi i Gjergj Cukalit, Operacionalja shtrin në tokë  “të fortin” e Myslym Shyrit, momentet para “Game Over

27 Shkurt 2021, 12:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Arrestimi i Gjergj Cukalit, Operacionalja shtrin në tokë 

TIRANE- Dosja.al sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të arrestimit të Gjergji Cukalit, një nga emrat më aktivë në vitet e fundit në botën e krimit shqiptar. Kjo video e siguruar ekskluzivisht është filmuar mesditën e 24 shkurtit 2021, disa sekonda pasi efektivët e Forcave Operacionale bënë të mundur prangosjen e Cukalit. “Shpejt prangat”-,dëgjohet në video njëri prej efektivëve, ndërsa Cukali “i forti” i Myslym Shyrit është i shtrirë përtokë.

I veshur me një bluzë blu të errët, xhinse dhe atlete, Cukali nuk ka bërë rezistencë. Shoku i tij, djali që shihni në video po ashtu nuk ka kundërshtuar ndalimin. 

Atentati i dështuar ndaj Gjon Menës, Cukali zgjodhi ‘djemtë’ e gabuar

Cukali tashmë është nën pranga, pasi akuzohet se porosi atentatin ndaj Gjon Menës, një biznesmen i njohur në zonën e Kamzës. Gjergji Cukali alias Ergi Hoxha, sipas prokurorisë mori porosi nga më sipër për të ekzekutuar Gjon Menën, në një atentat tipik mafioz, ku duhet të sigurohej se s’do të linte gjurmë. Në këtë moment, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, kontraktoi dy vëllezërit Jakimi, Ermond Jakimi Enver Jakimi lindur dhe banues në Tiranë, të cilët më 9 shkurt 2021, i vunë tritolin tek makina BMW X5, Gjon Menës e cila ndodhej e parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu dhe biznesmeni pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mohuar porositjen e vrasjes së Menës, por përmes metodave speciale, fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit, të cilët treguan se kush ishte porositësi i parë. Policia nuk e raportoi arrestimin e dy vëllezërve Jakimi për të arritur tek Cukali. Pas arrestimit, ai është lënë në burg, por hetimi vazhdon pasi prokuroria dyshon se Cukali nuk është porositësi i parë, por vetëm një ndërmjetës. 

Por kush është Gjergj Cukali, djali “rebel” i Myslym Shyrit që akuzohet për disa vrasje… hyrje-daljet nga burgu dhe sëmundja që i “shpëtoi” jetën

42-vjeçari nuk është një personazh i zakonshëm. Emri i Cukalit është skeduar nga Policia e Shtetit që në vitin 2004, kur ai u akuzua për pengmarrje. Cukali u dënua më 24 nëntor 2006, me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika. Ai u dënua me 10 vite burg për këtë pengmarrje tek “Myslym Shyri” që i dha atij edhe nofkën e famshme si “Gjergj Cukali, tmerri i Myslym Shyrit”. Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike të kohës, ku autori ishte Gjergji Cukali dhe motivi ishte jo pak, por plot 100 mijë euro që pengu ia kishte 42-vjeçarit. 

Arrestimi në 2016, Cukali ishte koka e rrjetit të kokainës së VIP-ave

Gjergj Cukali nuk qëndroi në heshtje pas lirimit nga burgu me amnisti në vitin 2012 për pengmarrjen e 2004-ës. Ai u arrestua në korrik të 2016, gjatë operacionit Tangent, ku ai u akuzua se ishte koka e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Tiranë., kryesisisht në zonat më të frekuentura nga VIP-at si  “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit. Në momentin e arrestimit, Cukalit iu gjetën edhe shkresat e tjera me emrin “Ergi Hoxha”, ku nën këtë identitet ai kishte krijuar një jetë të re. Me pasaportë biometrike, kartë identiteti dhe patentë me këtë emër, të gjithë të rinjtë që e takonin, kishin përballë Ergi Hoxhën, një djalë simpatik që pa e njohur sigurisht mund të konsumoje një pije në ish-Bllok. 

Astma bronkiale, sëmundja që e nxorri nga burgu

Në vitin 2017, gjykata Penale e nxorri nga burgu Cukalin për shkak të krizave që astma bronkiale i shkaktonte. 

Vrasja e ish-policit Arben Bilali dhe loja e Cukalit me drejtësinë

Më 30 janar të 2019, Arben Bilali, ish-oficer policie u ekzekutua me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë dhe për ngjarjen u akuzua Gjergji Cukali. Materiali biologjik i përftuar nga një shishe uji e gjetur në makinën, me të cilën u arratisën autorët e vrasjes së Arben Bilalit, ishte prova më e fortë e Prokurorisë së Tiranës, kundër Gjergj Cukalit. Ai u arrestua në maj të 2019, në një rrugicë pranë shkollës “Vasil Shanto” teksa po ecte në këmbë. 

Shkeljet gjatë procesit të mbledhjes së provave të vrasjes e nxorrën jashtë qelisë Cukalin, i cili në një ritual thuajse të përpiktë, çdo dy vite vetëkërkon përballjen me drejtësinë, si ajo loja e maces me miun, që pasi e kap e lëshon për ta kapur sërish…

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i gjergji cukalit gjergj cukali arrestimi i gjergji cukalit gjergj cukali

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 10:21

TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një p...