Aktualitet

Sherr për vendin e parkimit, 18-vjeçari qëllon me armë zjarri në Kukës, arrestohet

27 Shkurt 2021, 11:35 Nga DOSJA
Sherr për vendin e parkimit, 18-vjeçari qëllon me armë

KUKËS– Një 18-vjeçar me inicialet G.Sh., është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët e zonës. 

Fillimisht mësohet se 18-vjeçari është konfliktuar me një tjetër person për vendin e parkimit. Sherri ka agravuar dhe adoleshenti ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar në ajër. Më pas ai është vënë në pranga, ndërsa arma është sekuestruar.

Njoftimi i policisë: Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes. Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës. Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes sherr per parkimin ne kukes kukes sherr per parkimin ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 10:21

TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një p...