Politike

“KÇK si farefis”, Këlliçi nxjerr pamjet: Ja çfarë masakre po bën dhëndrri i vëllait të deputetit Qefalia, shkatërr

27 Shkurt 2021, 07:34 Nga DOSJA
“KÇK si farefis”, Këlliçi nxjerr pamjet: Ja

TIRANË– Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar dhëndrrin e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Këlliçi tregon se tek zona e njohur si Uzina e Traktorëve po hapet një gropë pallati nga Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias. Ky i fundit është edhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Këlliçi shton më tej se mbetjet e gropës i hedhin në Farkë, ndërkohë që si rregull, një firmë ndërtimi duhet t’i depozitojë dherat në vendin e përcaktuar nga Bashkia Tiranë kundrejt tarifës 10 mijë lekë të vjetra për ton.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

KÇK si farefis! Tek Uzina e Traktorëve po hapet një gropë pallati nga Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias. Ky i fundit pronar i firmës Al-Point shpk dhe vëlla i deputetit Xhemal Qefalia. Mbetjet e gropës i hedhin në Farkë! Si rregull, një firmë ndërtimi duhet t’i depozitojë dherat në vendin e përcaktuar nga Bashkia Tiranë kundrejt tarifës 10 mijë lekë të vjetra për ton, pra vetëm për një kamion duhet të paguajë tarifën 200 mije lekë të vjetra. Firma Al-Point shpk i depoziton ato, në kundërshtim me ligjin, në territorin e Nj.A Dajt, për të shmangur pagesat. Kjo shkelje dëmton mjedisin dhe bëhet nën mbrojtjen e Policise së Shtetit, asaj bashkiake dhe IMT-së. Vetëm këto tri net kanë shmangur 80 milionë lekë të vjetra detyrime ndaj bashkisë! E keni dëgjuar ndonjëherë shokun Xhemal të thotë ndonjë gjë të mençur? KÇK edhe 57 ditë. Deri më 25 prill!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi kellicic denoncon qefalian xhemal qefalia belind kelliçi kellicic denoncon qefalian xhemal qefalia

Sondazh

Poll