Sport

I ka shënuar Milanit, ish-mesfushori snobon kuqezinjtë: Do e eleminojnë pa problem, nuk ka asnjë skuadër më të fortë se

26 Shkurt 2021, 18:36 Nga DOSJA
I ka shënuar Milanit, ish-mesfushori snobon kuqezinjtë: Do e

ANGLI-Paul Scholes beson se Manchester United është favoriti kryesor për të fituar këtë sezon Europa League, por për ta bërë këtë do të duhet të mundin Milanin. Për raundin e 1/8 goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit.

Këtë sezon kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e Stefano Piolit,megjithatë ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se anglezët do të kalojnë në fazën tjetër.Në një intervistë për “BT Sport”, ai deklaron se United ka ekipin më të mirë në kompeticion si dhe është një mundësi shumë e mirë për ta për të fituar trofeun europian.

“Manchester United ka skuadrën më të mirë në Europa League. Ne menduam kështu dhe vitin e kaluar, por pjesë e garës ishte dhe Sevilla. Të gjithë e dimë se si janë ato kur luajnë në këtë kompeticion dhe padyshim që e patëm të vështirë”, deklaron anglezi. Manchester United është më mirë se Arsenal e Tottenham, për këtë jam i sigurtë. Unë mendoj se “Djajtë e Kuq” do ta kalojnë Milanin”, përfundon Scholes. Scholes është përballur me Milanin në vitin 2010-të kur Manchester United eleminoi në raundin e 16-të kuqezinjtë me shifrat 3-2 për Uefa Champions League, ish-mesfushori shënoi golin e parë të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united milan paul scholes manchester united milan paul scholes

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...