Sport

Vllaznia mendon edhe për të ardhmen, rinovojnë kontratat dy titullarë…

26 Shkurt 2021, 18:01 Nga DOSJA

SHKODER – Ndërsa kanë kaluar vetëm 20 javë, në kampionatin e 82-të të Superiores që udhëhiqet nga Vllaznia, skuadra shkodrane ka nisur të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm. Pasi kanë rinovuar kontratën me sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj, kuqeblutë sot kanë arritur marrëveshjet edhe me dy prej titularëve të skuadrës.

Kapiteni Erdenis Gurishta, mbrojtësi i krahut të djathtë që po spikat te Vllaznia, si dhe mesfushori Arsid Kruja, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë firmosur marrëveshjen për të luajtur edhe dy sezone të tjerë, në radhët e skuadrës shkodrane.

“Dy nga lojtarët më të spikatur kuqeblu, kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja kanë rinovuar sot edhe për dy sezone të tjera me ekipin e Vllaznisë, si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi,”- shkruhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë, pas rinovimit të kontratave me këta dy futbollistë shkodranë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kapiteni gurishta mesfushori kruja skuadra shkodrane vllaznia kapiteni gurishta mesfushori kruja skuadra shkodrane vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...