Bota

Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten, u prishën nga krimi i organizuar

7 Maj 2019, 19:22 Nga DOSJA
Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten, u

TURQI- Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten, pasi në to janë verifikuar parregullsi të shumta, ka  deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në një fjalim përpara parlamentit, Erdogan tha se procesi në Stamboll u prish nga krimi i organizuar.

“Përsëritja e votimit është hapi më i mirë për vendin tonë. Me këtë vendim forcohet vullneti ynë për të zgjidhur problemet brenda kornizës së demokracisë dhe ligjit.”

Ai mbrojti vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu e përshkroi masën si “të pabesë”. Përsëritja e votimit është hapi më i mirë për vendin tonë. Me këtë vendim forcohet vullneti ynë për të zgjidhur problemet brenda kornizës së demokracisë dhe ligjit.”

Rivotimi për Stambollin do bëhet më 23 Qershor. Ndërkohë kandidati fitues i opozitës turke, Ekrem Imamoglu e ka bërë tashmë betimin.

Partia Popullore Republikane e quajti përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll një akt tradhtie dhe Presidentin një humbës të keq.

Komisioni i Lartë Zgjedhor në Turqi vendosi të hënën përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Stambollit, pas kërkesës së partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Forca politike e Erdogan pretendon se qendrat e votimit u kompromentuan nga pjesëtarë të Organizatës FETO.

Vendimi për anulimin e rezultatit të parë u kritikua edhe nga BE përmes një deklarate të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne stamboll recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne stamboll

Sondazh

Poll