Sport

Përzihen gogla për Europa League: Milani përballë Mançester Junajtid, për 1/16-tat!

26 Shkurt 2021, 13:52 Nga DOSJA

ZVICER – Një sfidë e vështirë i pret kuqezinjtë italianë në turin e dytë eliminator të Europa League. Më 11 dhe 18 mars, ku do të luhet do të përcaktohet të hënën e ardhshme, Milani do të takohet me Mançester Junajtid për të vazhduar udhëtimin europian.

Ndërkohë, Roma do të pritet nga një kundërshtar i ashpër: goglat në Nion i rezervuan si kundërshtar Shakhtar Donjetsk. Çiftet e tjerë të 1/16-tave janë: Dinamo Zagreb-Totenham; Olimpiakos- Arsenal; Dinamo Kiev-Viljareal; Ajaks-Jang Bojs; Sllavia Pragës-Rejnxher; Granada-Molde.

Javën e ardhshme do të mësojmë edhe se ku do të luhen ndeshjet e këtij turi. Klubet e kualifikuara kanë kohë deri të hënën për të njoftuar UEFA, nëse kufizimet për pandeminë Covid parandalojnë udhëtimin në vendet e tyre përkatëse. Atëherë do të merret një vendim për vendet, ku do të luhen ndeshjet për në turin 1/16 finale të Europa League.

Ndeshjet e këtij turi do të luhen më 11 dhe 18 mars, ndërkohë që shorti për çerekfinalet do të përcaktohet sërish në Nion më 19 mars, ndërkohë që ndeshjet çerekfinalet do të luhen më 8 dhe 15 prill, gjysmëfinalet më 29 prill dhe 6 maj, kurse ndeshja finale për Europa League do të luhet në Gdansk të Polonisë, më 26 maj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajaks arsenal europa league mancester junajtid milan nion i zvicres roma ajaks arsenal europa league mancester junajtid milan nion i zvicres roma

Sondazh

Poll