Politike

Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryemadhi: Do ishte mirë, se do sistemoja Shqipërinë, Rama çorapet e kuqe i bën lëmsh

26 Shkurt 2021, 13:18 Nga DOSJA
Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryemadhi: Do ishte mirë, se do

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në ‘Syri.TV’ nuk e përjashtoi mundësinë që të bëhej Ministre e Brendshme.

Kryemadhi nuk e mohoi, madje tha se do të ishte ide e mirë pasi do të sistemonte rendin siç bën me shtëpinë e saj.

PJESË NGA BISEDA:

Metaj: Më herët ju keni thënë se nuk kërkoni poste, por më pas qarkulluan disa mesazhe që Meta mund të jetë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ndërkohë ai e mohoi këtë gjë dhe tha se do jetë president deri në vitin 2022. Mos ndoshta do të jeni ju ministre e Brendshme në qeverinë e ardhshme? Duke qenë se jeni shprehur që do fitoni patjetër dhe ndoshta i keni ndarë postet me Bashën?

Kryemadhi: Nuk do ishte keq se do sistemohej ashtu siç një grua sistemon shtëpinë e saj do sistemonte dhe këto çorapet e mëdha siç i ka Rama çorapet e kuqe që i bën lëmsh. Nuk kemi folur për postet dhe ministritë. Sot është e rëndësishme përpjekja dhe hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për ne dhe shqiptarët. Angazhimi ynë është të cocojmë shqiptarët të votojnë, nga jashtë shtetit, përsa i përket ndarjes së posteve. Mos mendoni se qytetarët e kanë problem këtë gjë se çfarë posti merr Kryemadhi.

Peka: E përjashtoni marrjen e një posti ekzekutiv?

Kryemadhi: Kush e tha se kam thënë ma gjeni mua këtë? Ka kohë, varet nga numrat.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll