Politike

Rama: Do të heqim taksën për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë

26 Shkurt 2021, 09:57 Nga DOSJA
Rama: Do të heqim taksën për ata që marrin 400 mijë

BERAT– Kryeministri Edi Rama, duke folur me disa qytetarë në Berat foli edhe rreth mundësisë për të rritur pensionet. Rama u shpreh se kjo është një çështje e ndërlikuar që varet nga paratë që gjenerohen nga skema e sigurimeve. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se po mendohet që të hiqet taksimi për qytetarët që marrin 400 mijë lekë të vjetra rrogë.


DEKLARATA:

“Pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet kryeministrit të çdo vendi është kjo. Sidomos për dikë që nuk do të gënjejë. Të ulesh sigurimet e të rritesh pensionet është si të thuash do ul prodhimin e qumështit e do rris atë të djathit. Ne kemi bërë një reformë të pensioneve. Nga reforma ka ndodhur diçka. Një mësuese që del sot në pension e ka më të lartë se një mësuese që ka dalë në pension para reformës. Tavani i pensioneve është hequr. Pensioni sot është rezultat i kontributeve. Rritja e pensioneve është jashtëzakonisht e lidhur me kapacitetin për t’i paguar pensionet. Rritja patjetër që në rastin tonë është e lidhur me balancimin e skemës, por si mund ta krijojmë marzhin për ta rritur. Çdo qytetar që merr 400 mijë lekë rrogë të mos paguajë taksë. Nuk është pak. Shkon në 67 për qind, e të gjithë pagave. Pra, pa taksë. Nuk e dimë nëse do ta bëjmë në 1 janar të 2022 apo më 1 janar 2023. Ne nuk dalim dot të bëjmë poezi, çfarë themi do ta bëjmë. Do të nisemi gjithnjë nga mundësitë. T’i rrisim mundësitë e të shpërndajmë më shumë. Kini parasysh që vendet e tjera i kanë ulur pensionet. Serbia për shembull. Ne as që bëhet fjalë për të ndërhyrë në këtë reformë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne berat edi rama ne berat

Sondazh

Poll