Politike

Hoxha, Prifti dhe Dvorani! Rama komenton lëvizjet e fundit në drejtësi nga Berati, kryeministri: Më shkruajnë pse nuk ke ar

26 Shkurt 2021, 08:51 Nga DOSJA
Hoxha, Prifti dhe Dvorani! Rama komenton lëvizjet e fundit në

BERAT– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme në Berat arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Priftit dhe vlerësimit që iu dha Ardian Voranit. Rama tha se ka njerëz që e pyesin se përse nuk arreston njerëzit mirëpo ai tha se nuk është prokuror. Për Hoxhën Rama shtoi se ka dhënë vendime të tmerrshme, për Priftin tha se kishte rrjepur dynjanë.

Ndërsa për Adrian Dvoranin, Rama nuk u zgjat shumë mirëpo tha se dihet se me kë është përplasur.


DEKLARATA:

Vetingu është vetëm hedhja e bazave. Vettingu vetëm pastron dhe çlirohet sistemi nga një llum i madh dhe nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuari. Do kohën e vet. Më shkruajnë mua pse nuk ke arrestuar këtë? A thua unë se jam kryeprokurori i Shqipërisë. Por kjo nuk mundë të bëhet kështu. U arrestua një gjyqtare me një grup me vendime të tmerrshme. Është mesazh i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk mund të ndodhte.

Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon.

Apo vendimi i Sekretarit të Shteti për të vlerësuar me çmimin e nderit të SHBA, një gjykatës shqiptarë. Ardian Dvorani. Dhe dihet se me kë është përplasur është shumë domethënëse. Ne se kemi drejtësinë që duhet por ne kemi hedhur bazat. Dhe a është zgjedhja kjo, me durim të ndërtojmë sistemin e ri? Kush mund ta mbështesë Drejtësinë. Kjo është shumë e qartë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani edi rama ne berat edvin prifti enkelejda hoxha ardian dvorani edi rama ne berat edvin prifti enkelejda hoxha

Sondazh

Poll