Politike

Gazment Bardhi: Në Elbasan njerëzit blejnë me lista, pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim

26 Shkurt 2021, 12:51 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: Në Elbasan njerëzit blejnë me lista, pas 8

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me marketet e lagjeve të Elbasanit. Ardian Myrta,, një prej tregtarëve, i tregoi Bardhit fletoret e listave, ku shënohet emri i klientëve që marrin pa para, pasi nuk kanë me çfarë jetojnë.

“Konsumi ka rënë, veçanërisht gjatë pandemisë dhe nuk morëm asnje mbështetje”- tha ai. I njëjti nivel varfërie në Elbasan, duket edhe tek dyqani i Ndriçim Debrovës.

“E vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi më 25 prill. Qeveria e PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet dhe do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur kështu konsumin dhe mirëqënien e tyre. Kudo banorët shprehen për nevojën për ndryshim dhe se kështu nuk mund te ecet më. Unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve,”- u shpreh Gazment Bardhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardhi ne elbasan gazmend bardhi gazment bardhi ne elbasan bardhi ne elbasan gazmend bardhi gazment bardhi ne elbasan

Sondazh

Poll