Politike

Rama për Nasip Naçon: E kemi mik special, do të jetë po kaq special sa të gjithë

26 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
Rama për Nasip Naçon: E kemi mik special, do të jetë po

BERAT– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat, ku krahas tij u shfaq dhe ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço. Rama e quajti Naçon mik special duke thënë se do jetë po kaq special sa të gjithë.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu sot me disa prej kolegëve, dhe duke qenë se sot këtu bashkë me mua, me Blendin dhe kryetarin e Bashkisë është një mik special, pastaj do të jetë po kaq special sa të gjithë.Nasipi që faktikisht është këtu si një deputet i kësaj zone, dhe si shprehje kuptimplotë e një fakti shumë të rëndësishëm në këndvështrimin tim, që në këtë zonë të çohen përpara projektet e nisura, për transformimin e të gjithë qarkut.Sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, sepse sfidat e mëdha të kësaj kohe të vështirë, nuk janë sfida të majta dhe të djathta, por janë sfida jetësore, për çlirimin e vendit, nga ankthi i këtij armiku të padukshëm. Është një sfidë jetësore që duhet ta fitojmë, dhe do të bëhet falë këtij bashkimi të madh të njerëzve, që iu përket të gjithëve, çdo qytetari”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne berat edi rama ne berat

Sondazh

Poll