Politike

Meta ngre ALARMIN: Mijëra familje kanë hyrë në borxhe dhe kanë harxhuar kursimet për tu kuruar nga Covid-19, qeveria t’i

26 Shkurt 2021, 12:45 Nga DOSJA
Meta ngre ALARMIN: Mijëra familje kanë hyrë në borxhe dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria që të rimbusohen në mënyrë urgjente të gjithë qytetarët që kanë harxhuar kursimet e tyre dhe kanë hyrë në borxh, për tu kuruar nga Covid-19.

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit, ka kërkuar që në mënyrë urgjente, qeveria të rimbursojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve.

Sipas Metës, dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund dhe se qytetarët nuk mund të lihen në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Statusi i Ilir Metës:

Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta. Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve. Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave. Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit. “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale! I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll