Politike

‘Kemi ende problem me korrupsionin’/ Rama: Jemi në rrugën e duhur, spitalet ishin tmerr, ka ende ndërhyje për të bërë

26 Shkurt 2021, 08:59 Nga DOSJA
‘Kemi ende problem me korrupsionin’/ Rama: Jemi në rrugën

BERAT– Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga një gjimnaziste në Berat në lidhje me korrupsionin dhe mënyrën që qeveria po mendon që ta luftojë. Rama tha se ka ende punë për të bërë mirëpo janë në rrugën e duhur.


DEKLARATA:

Pyetje që meriton një cikël bisedash. Së pari korrupsioni është tenativë e një shërbimi të munguar, shërbim që bëhet i vështirë, këtu korrupsioni fiton terren. Unë them që lufta është luftë që të funksionojë shërbimi. Nëse e shohim sot me sy kritik, vendin ne kemi një problem të madh me korrupsionin. Kemi arsye të besojmë se jemi në drejtimin e duhur, me revolucionin dixhital që po bëjmë dhe duke hequr kontaktin fizik mes qytetarit dhe personelin. Sot jemi duke finalizuar punën me 900 e kusur shërbime, janë miliona kontakte që janë eleminuar, miliona mundësi rryshfetu që janë eleminuar. Në cfarë është e mundshme që të shërbehet online, kjo cështje mund të realizohet. Kontakti me mjekun, infermierin, nuk e zgjidh online, këtu kemi krijuar kushte që të ndryshojmë modelin me spitalet, të fusim autonominë. Spitalet ishin një tmerr, smund të bësh autonomi spitalore nëse nuk ke kushte për stafin, sot ky nivel pakashum, ka ende ndërhyrje për të bërë, niveli është siguruar, do të ecim paralelisht. Mjeku do të vlerësohet sipas kontributit të dhënë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne berat edi rama ne berat

Sondazh

Poll