Aktualitet

Vuri gërmat ne Teatrin Kombëtar, Erebara: Kujtova babanë dhe Agim Qiriaqin (Historia e 1989)

8 Maj 2019, 11:16 Nga DOSJA
Vuri gërmat ne Teatrin Kombëtar, Erebara: Kujtova babanë dhe Agim

TIRANË– Shkrimtari Rudi Erebara ka treguar përjetimet që apti në momentin që vuri shkronjat në godinën e Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Erëbara shkruan se në omentin që ka ngjithur shkrinjat ka kujtuar të atin dhe kryetarin e komisionit të regjisë së konkursit të ILA-së.

Ai shprehet se të atit i kishte ngelur peng se pse nuk e ja futën të birin për regji teatri.

Më tej shkrimtari thekson se në momentin që ka konkuruar për regji dramë ja kishin vënë vizën dhe i kishin thënë se kishtë dalë dobët.

Statusi i plotë

Kur vura germat mendova Agim Qiriaqin. Ne 1989 kur konkurova per regji drame, ma vune vizen te hunda. Une isha numri 7. Zakonisht merrnin 11. Me thane se dola dobet ne etudin e aktorit. Ate vit moren 5 konkurues nga 67. Plus vetem 1 shtese. Babai im Gezim Erebara e vuajti me vite si nuk e futi dot djalin per regji teatri. Agim Qiriaqi ishte kryetari i komisionit te regjise se konkursit te ILA. Duhej te ishte babai im ate vit, por ai u terhoq se kishte etiken qe i konkuronte i biri. Nuk mund te ishte ne komision me hile.

Germat i vura per Agim Qiriaqin qe nuk me dha piket te hyja per regji teatri ne shkolle.

Qofsh i xhenetit Agim Qiriaqi. Germat i vume prape. Falemiderit per gjithe ate qe na dhe si artist. Faleminderit Ba,qe na mesove te jemi trima.

Një ditë më parë artistët sfiduan institucionet dhe rivendosën shkronjat në godinën e Teatrit Kombëtar, pas heqjes së tyre natën e 26 prillit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rudi erebara shkronjat e teatrit kombetar vendosja e shkronjave tek teatri rudi erebara shkronjat e teatrit kombetar vendosja e shkronjave tek teatri

Sondazh

Poll