Aktualitet

Lufta kundër krimit dhe terrorizmit, kryeprokurorja Marku pret zyrtarin e “Eurojust”

8 Maj 2019, 10:25 Nga DOSJA
Lufta kundër krimit dhe terrorizmit, kryeprokurorja Marku pret zyrtarin e

TIRANË– Kryeprokurorja Arta Marku priti ditën e sotme në  një takim zyrtar, zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia. Mësohet se në këtë takim u diksutua në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm gjyqësor me shtetet anëtare të BE. 

Në kuadër të Reformës në drejtësi, Marku e njohu Spiezia-n me zhvillimet aktuale politike në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Filippo Spiezia vlerësoi bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare. Spizia kërkoi më tej nga kryeprokurorja Marku që marrëveshja mes tyre të funskiononte deri në Dhjetor 2019.     

Marku ka nënshkruar një marrëveshje me Eurojust më datë 5 tetor të vitit 2018, për bashkëpunimin e Shqipërisë me shtetet anëtare të BE-së si dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku filippo spiezia marku takon spezian arta marku filippo spiezia marku takon spezian

Sondazh

Poll