Aktualitet

U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë, kush janë të akuzuarit (EMRAT)

8 Maj 2019, 10:06 Nga DOSJA
U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë, kush janë të

TIRANË- Dy ditë pas megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë  që shkatërroi një grup të trafikut të drogës nga Saranda në Greqi, janë publikaur emrat e të gjithë të arrestuarve.

Shqiptarja.com, ka publikuar listën me të gjithë të arrestuarit, por dhe të personave që janë në kërkim. 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit. Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

Sipas informacioneve Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle në supë, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë.

Të arrestuar

Petrit Nanaj (Peço)

Mikel Jorgji

Odise Ymeri

Besmir Ymeri

Artan Hoxha

Elton Llanaj

Trimosh Leskaj

Edvin XHibro

Malo Mala

Kejdi Sadushi

Florenc Llanaj

Adrian Xhibro

Armando Zholi

Drin Xhepexhiu

Në kërkim

Spiro Lila

Orgest Hysa

Pashk Syla

Aleks Likaj

Emiliant (Emilian) Lamkollari

Aleks Nanaj (Adil Nano)

Detyrim paraqitje – ndalim dalja jashtë vendit

Jonida Jorxhi

Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara

Aktualisht në burg, i është komunikuar masa arrest me burg

Andrea Caca

Ervin Hysaj

Kujtim Zmalaj

Donaldo Nela

Hetimet për këtë grup kanë nisur që në shtator të vitit 2018 dhe në 10 muaj hetime, në total bashkë me autoritetet greke, janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë., të cilëve u janë zbuluar 15 raste trafiku.

Dy ditë më parë në Sarandë, policia arrestoi 14 persona nga Saranda, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça dhe Gramshi. Ata akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet në sarandë florenc llanaj megaoperacioni mikel jordhi operacioni i greko shqiptar arrestimet në sarandë florenc llanaj megaoperacioni mikel jordhi operacioni i greko shqiptar

Sondazh

Poll