Aktualitet

Artistët sfidojnë institucionet, vendosin shkronjat tek Teatri Kombëtar, përplasen me policinë (Foto+VD)

Artistët sfidojnë institucionet që sipas tyre, hoqën vjedhurazi gërmat e Teatrit Kombëtar.
Featured image of article: Artistët sfidojnë institucionet, vendosin shkronjat tek Teatri Kombëtar, përplasen me policinë (Foto+VD) Shkronjat e vendosura tek Teatri Kombëtar dhe artistët

TIRANË- Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë ka organizuar pasditen e sotme rivendosjen e gërmave tek Teatri Kombëtar, pas heqjes së të parave natën e 26 prillit.

Artistët kanë sfiduar institucionet që sipas tyre hoqën vjedhurazi gërmat e Teatrit Kombëtar.

Dosja.al ndodhej para Teatrit Kombëtar, në momentin e rivendosjes së shkronjave, ku edhe ka shkrepur disa foto.

Shkronjat e drunjta u vendosën në godinën e Teatrit Kombëtar nga shkrimtari Rudi Erebara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

Heqja e gërmave të Teatrit Kombëtar u bë disa ditë më parë. Ngjarja u denoncua nga aktori Neritan Liçaj, ndërkohë që të gjithë artistët që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, u zotuan se do t’i rivendosnin gërmat.

Dhe siç duket ata e mbajtën premtimin, duke përfunduar dhe ngjitjen e shkronjave këtë mbrëmje, para qytetarëve dhe aktivistëve të shumtë, të cilët ndodheshin aty.

(F.g & A.S/dosja.al)

  • 21:48

    Rivendosja e gërmave/ Kryemadhi: Fitore e plotë! Dyshja Rama-Veliaj, të humburit e mëdhenj

     

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

    TIRANË- Pas vendosjes së gërmave tek Teatri Kombëtar, nga artistët, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo falenderon artistët, e veçanërisht shkrimitarin Rudi Erebara, i cili vendosi edhe shkronjat, teksa shton se qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare.

    Kryemadhi nuk ka nguruar të sulmojë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, të cilët sipas saj, janë përgjegjës për heqjen e shkronjave të Teatrit.

    Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

    Sot qytetarët e lirë, artistët e vërtetë, intelektualët kurajozë rivendosën germat e arta në godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare, për Shqipërinë, për Kombin.

    Gjej rastin të falenderoj dhe të përshëndes Rudin, Kastriotin, Rezeartën, Anilën, Ervinin, Orin, Edmondin, Elonën, Julin, Tashën, Mirelën, Neritanin e qindra qytetarë të tjerë të lirë dhe mbi të gjitha Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për këtë fitore morale të tyre. Për asnjë çast nuk u stepën përballë presioneve, as u blenë dhe as u shitën përballë ofertave milionere, por i qëndruan dhe i qëndrojnë kauzës së tyre deri në fitoren e plotë të mbrojtjes së vlerave kombëtare. Akti i tyre sot të mbush me shpresë dhe optimizëm, por më vendos edhe para një përgjegjësie sa qytetare aq edhe politike.

    Dyshja Rama-Veliaj, që si hajdute në mes të natës hoqën gërmat e teatrit, sot janë të humburit e mëdhenj para qytetarëve të lirë të këtij vendi. E kam thënë dhe e përsëris me këtë rast që ligji korruptiv i PPP së teatrit do jetë i pari që do të anulohet dhe çdo kush që ka firmosur për këtë vepër korruptive do mbajë përgjegjësinë jo vetëm morale, por edhe ligjore.

    Ky nuk është premtim, por angazhim para qytetarëve të lirë, që sot fituan betejën e tyre.  Të gjithë bashkë për e mbrojtjen e vlerave kombëtare. Asnjë hap pas!

  • 20:29

    FOTOT/ Shpirti i protestës, Rudi Erebara vendos shkronjat e arta tek Teatri Kombëtar

     

    Artistët të përkrahur nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh por edhe ish-deputetë të opozitës, vendosën shkronjat e hequra në godinën e Teatrit Kombëtar. 

    Vendosjen e shkronjave të reja në godinën e Teatrit kombëtar, e mori përsipër shkrimtari Rudi Erebara, i cili gërmën e parë, “R”-në, e vendosi me anë të shkallëve, e më pas të tjerat, hipur në një makinë me vinç. Nën duartrokitje dhe ovacione, Erebara i vendosi të gjitha shkronjat njëra pas tjetërs, ndërsa në një prononcim tha: “Është një arritje shumë e madhe edhe i tregojmë qeverisë dhe të gjithë këtyre hajdutëve të natës, se nuk fitojnë dot me ne, e kanë të humbur. Kjo është një luftë e cila sapo ka filluar dhe do ta shihn se ku do të shkojmë. Duhet të mbledhin mendjen e kokës dhe të ikin. Rama ik, bashkë me Erionin dhe të gjithë qentë e tjerë. Ne jemi e kundërta e ligjit 7501, ne po vendosim sinorët, po mbrojmë historinë tonë.

    Unë e kisha me kënaqësinë më të madhe të vendosja germat, edhe meqë më jepet durësh, kështu që ju faleminderit shumë”.

    Dosja.al sjell për të gjithë ju disa nga momentet më të bukura nga vendosja e shkronjave të Teatrit Kombëtar, nga shkrimtari Rudi Erebara. 

  • 19:11

    Gërmat e drunjta ngjiten sërish/ Neritan Liçaj: Denoncojmë policinë dhe bashkinë e Tiranës për aktin

    TIRANË- Aktori Neritan Liçaj deklaroi se Aleanca për Teatrin, do të akuzojë bashkinë e Tiranës, për heqjen e shkronjave të Teatrit Kombëtar, si dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, i cili është në dijeni se kush është autori, por hesht.

    Bashkia kërkon të shembë Teatrin, duke fshirë një histori 80 vjeçare. Ne do ti bashkangjisim një denoncim, ku do të akuzojmë drejtppërdrejtë Bashkinë e Tiranës, si dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, i cili është në dijeni se kush është autori, por hesht. Të thirret për të dëshmuar, ai që ka qenë në turn natën e ngjarjes. Policia nuk hetoi për grabitësin e shkronjave”, u shpreh Neritan Liçaj.

  • 18:47

    Përplasje mes artistëve dhe policisë private tek Teatri Kombëtar, s’lejojnë të rivendosin gërmat

    TIRANË- Artistët dhe Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë organizuan pasditen e sotme rivendosjen e gërmave te Teatri Kombëtar.

    Por, policia private i ka penguar artistët që të rivendosin sërish shkronjat prej druri.

Shto Koment