Aktualitet

Tymuese dhe vuvuzela, opozita protestë para Bashkisë në Mirditë: Rama ik!

8 Maj 2019, 09:19 Nga DOSJA
Tymuese dhe vuvuzela, opozita protestë para Bashkisë në

Mirditë-  Para Bashkisë në Mirditë dhjetëra protestues të PD-së janë ngritur në protestë ditën e sotme.

Ata kërkojnë rrëzimin e Ramës nga qeveria dhe brohorasin njëzëri: “Rama ik”, “Qeveri e krimit”. Nuk mungojnë vuvuzelat, brohortjet, pankartat dhe tymueset në këtë protestë. Qytetarët shfaqen të irrituar dhe janë me flamujt e PD-së në duar.

“Nuk vazhdohet kështu, qeveria është e kapur. Rama ka poshtëruar këtë vend dhe duhet të largohet. Rama po bën gjenocid me largimin e shqiptarëve. Ramës nuk i dhimbset ky vend, do vetëm të vjedhë. Në datën 11 maj do të festojmë lirimin së bashku.”, u shpreh Çlirim Gjata.

Theksojmë se në seancën e sotme plenare nuk u betuar Indrit Hoxha.  Me një tekst të mirë përgatitur, ai tha se nuk mund të betohej para një njeriu që ka vrarë në prill të vitit 1991, duke akuzuar drejtpërdrejtë Ruçin. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestë opozitë mirditë protestë opozitë mirditë

Sondazh

Poll