Aktualitet

Shkrihen ALUIZNI dhe Hipoteka. Shkarkohen 4 drejtorë në Durrës, Fier dhe Gjirokastër

8 Maj 2019, 09:36 Nga DOSJA
Shkrihen ALUIZNI dhe Hipoteka. Shkarkohen 4 drejtorë në Durrës,

Durrës- Furtunë shkarkimesh drejtorësh pasi dy institucionet, ALUIZNI dhe ZRPP-ja  janë shkrirë në një të vetëm, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Arben Isaku, drejtori i ALUIZNI-t në Durrës  dhe drejtori drejtori i ZRPP, Florian Alimadhi janë shkarkuar nga detyra. Ky vendim ka ardhur pasi këto dy institucione janë shkrirë në një të vetëm, e emërtuar tashmë si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në Drejtorinë Rajonale të Durrësit. Vendin e tyre e ka zënë Liridon Pula drejtor i ASHK-së që tani do të drejtojë këtë institucion. Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto. Ndërkohë që si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, janë përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.

Ndërsa në Fier drejtori i Kadastrës do të jetë Ervin Bushi. Më parë ai ka qenë drejtor i ALUIZNI-t po në këtë qytet.

Po kështu në Gjirokastër është emëruar sot drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës,  Florian Taçi, i cili prej dy vitesh drejton Hipotekën (ZVRPP Gjirokastër).

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben isaku florian alimadhi liridon pula arben isaku florian alimadhi liridon pula

Sondazh

Poll