Aktualitet

Sekuestrohen 27 doza kokaine në Kavajë dhe më shumë se 8 milionë lekë, në pranga 51-vjeçari

8 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
Sekuestrohen 27 doza kokaine në Kavajë dhe më shumë se 8

KAVAJË– 27 doza kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet janë sekuestruar në qytetin e Kavajës ndërsa një 51-vjeçar ka rënë në pranga.

Sipas burimeve zyrtare, policia e ka gjetur drogën e dhe paratë që dyshohet se janë siguruar nga shitja e narkotikëve, në banesën e 51-vjeçarit në Kavajë. I arrestuari dyshohet se me anë të celularëve të cilët iu sekuestruan, siguronte klientelën.

Njoftimi zyrtar

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pedonalja”. Operacioni për goditjen e shprëndarjes në doza të vogla të lëndëve të forta narkotike.

Sekuestrohen 27 doza Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet. Në pranga një shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në  përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , Seksioni i Policisë kriminale i Komisariatit të Policisë  Kavajë  në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas  merrej me  shpërndarje të  lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, kanë  zhvilluar operacionin e koduar “PEDONALJA”.

Si rezultat i operacionit, në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 doza kokaine arrestohet 51 vjecari kavaje 27 doza kokaine arrestohet 51 vjecari kavaje

Sondazh

Poll