Aktualitet

Dalin detaje, si i mashtroi gruaja e Mozzik çiftin zviceran, shtirej si avokate, iu mori edhe makina LUKSI

8 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Dalin detaje, si i mashtroi gruaja e Mozzik çiftin zviceran, shtirej si

ZVICËR- Loredana Zefi, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e reperit të famshëm Mozzik është arrestuar në Zvicër pas akuzave të rënda për mashtrimin e një çifti të moshuarish zviceran, duke i vjedhur shumën prej 900 mijë frangash.

Por si kanë vepruar Loredana Zefi, bashkë me vëllain e saj Beratin për të marrë paratë nga çifti i të moshuarve?

“Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh. Paratë tona, llogarinë tone”,-është shprehur e moshuara nga Zvicra.

Sipas denoncimit që e moshuara Petra Z. ka bërë në polici, ngjarjet kanë pasuar si sekuencat e një filmi. Dy vjet më parë zonja nga Zvicra, Petra Z e gjendur e vetmuar u bë pjesë e portalit Badoo ku krijoheshin njohje dhe miqësi të reja. Aty ajo krijoi miqësi me vëllain e Loredanës që sipas zonjës zvicerane u prezantua me emrin Antonio. Pas shumë bisedash ata u miqësuan me njëri-tjetrin dhe zonja Petra e kishte ftuar në vendin ku ajo banonte, Valais.

Nëpërmjet mashtrimit ai i kishte mbushur mendjen për t’i huazuar një shumë prej 87 mijë prangash pasi nëna e tij ishte në gjendje të rëndë dhe i duhej transplant i veshkës. Kishin kaluar kohë dhe kredia kishte shkuar në 200 mijë franga, por Antonio nuk po dukej. Kur çifti zviceran filluan kërkimet për djalin me emrin Antonio, kuptuan që emri i vërtetë ishte Berat dhe se ishin mashtruar.

“Unë jam mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”, ka thënë Petra Z për median zvicerane.

Pas kësaj ndodhie, disa muaj më vonë, një grua e re, u shfaq në derën e çifti të moshuar duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave me mjete ligjore. Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann dhe shtirej si e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann. Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja e dyshuar ka arritur të tërheqë nga çifti zviceran vlerën prej 700,000 frangash nëpërmjet mashtrimit. Në fillim i ka mashtruar duke i marrë 12 mijë franga dhe më pas nëpërmjet kërcënimit ka rritur t’i marrë 700 mijë franga, bashkë me vëllain e saj, një vlerë prej 900 mijë frangash.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e dija se çfarë ishte në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë.”-është shprehur zonja Petra.

Avokatja e pretenduar ishte ylli i Instagramit dhe reperja e njohur, Loredana Zefi nga Lucerna. Ajo ishte motra e të njohurit të internetit që kishte mashtruar më parë zonjën Petra.

Madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira makina luksoze, dhe këngëtarja pasi e merrte makinën nuk e kthente më.

“Loredana dhe vëllai i saj Berati kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona, llogarinë tonë. Thjesht gjithçka që ne njerëzit e zakonshëm kemi punuar shumë për t’i pasur. Për shkak të saj, kam dashur të vras veten.”-ka rrëfyer zonja Petra.

Zyra e prokurorit publik Lucerne ka nisur një hetim me dyshimin për mashtrim. Policia e Luzernit arrestoi, Loredana Zefin në një apartament në qytetin e Luzernit dhe bëri kërkime të imtësishme në apartamentin e saj.

Burimi: 20 minuten

(R.L, F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 700 mijë franga berati çifti zviceran loredana zefi mashtrim vëllai i loredanës 700 mijë franga berati çifti zviceran loredana zefi mashtrim vëllai i loredanës

Sondazh

Poll