Bota

Nuk mundi t’i sigurojë nga Italia/ San Marino fillon vaksinimin me dozat ruse Sputnik V

25 Shkurt 2021, 15:41 Nga DOSJA
Nuk mundi t’i sigurojë nga Italia/ San Marino fillon vaksinimin me

ITALI-Banorët e parë të principatës së vogël të San Marinos do të marrin vaksinat kundër Covid-19 ditën e sotme. Sipas Politico, ata do të marrin vaksina ruse, pasi Italia nuk mundi t’i ndihmonte.

Moska këtë javë dërgoi 7,500 doza dozat të vaksinës Sputnik V, si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropë.

San Marino, shtëpia e 35,000 banorëve, deri më tani nuk ka shpërndarë asnjë dozë të vaksinës, duke u bërë një nga vendet e fundit evropiane që ka filluar fushatën e saj të vaksinimit. Ndërkohë, që Italia deri më tani i ka dhënë të paktën një dozë 4% të popullsisë së saj.

Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje me Romën për të marrë një pjesë të vaksinave , që mbërrin në Itali, por kjo nuk është arritur dhe për këtë arsye vendi i ka kërkuar ndihmë Rusisë.

“Ne jemi në zero me vaksinimin. Ne u përpoqëm të punojmë me vendet mike, ne kemi provuar çdo rrugë, por është jashtëzakonisht vonë, kështu që ne shkuam me atë që tregu i vënë në dispozicion,”-ka thënë Sekretari i Shtetit për Shëndetin në San Marino Roberto Ciavatta.

Vaksinimi i qytetarëve është një çështje urgjente për San Marino, i cili ka pësuar shkallën më të lartë të vdekjes në botë nga koronavirusi me 73 viktima, ose 216 për 100,000 banorë .

Sputnik është tashmë në përdorim në më shumë se 30 vende. Po ajo nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, por Italia, Hungaria dhe Serbia i kanë dhënë dritën jeshile.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Arrin në 113 numri i të infektuarve dhe 2,5 milion të vdekur, Finlanda shkon drejt një bllokimi 3-javor

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni san marions merre vaksinat ruse san marions merre vaksinat ruse

Sondazh

Poll