Politike

“Kryeministri s’duhet të bëjë gogolin”/ Basha: Jo rastësisht jemi të tretët në botë për numrin e viktimave nga ko

25 Shkurt 2021, 17:32 Nga DOSJA
“Kryeministri s’duhet të bëjë gogolin”/ Basha:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave me koronavirus.

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë basha ka thënë ndër të tjera se për këtë fajin e ka qeveria. Basha po ashtu u shpreh se në qeverinë e tij, mjekët dhe profesionistët e shëndetit do jenë ata që do të drejtojnë gjithçka dhe jo një individ, siç tha ai, se ndodh aktualisht.

“Kjo që po përjetojmë është rezultat i një dështimi 8-vjeçar. Jemi vendi i tretë në botë për vdekjen më të lartë nga pandemia. Jemi kilometra larg Maqedonisë së Veriut. Paratë kanë shkuar në xhepat e personave që kanë marrë me PPP shëndetësinë dhe qeveritarët duhet të përgjigjen penalisht. Bëjnë propagandë dhe mashtrim, s’kanë marrë asnjë masë.Pas 25 prillit, do ketë ndryshim total të gjendjes. Kurrsesi nuk do bëj gabimin që bëri ky, por do pyeten profesionistët. Kryeministri s’duhet të bëjë gogolin, por krizën e menaxhojnë profesionistët. Ju garantoj se profesionistët do kenë gjithçka në dorë. E di se edhe këto dy muaj do jenë tragjik, pas 25 prillit mjekët do kenë një Ministri të Shëndetësisë, ku do pyeten, kurse sot Rama çon paratë tek oligarkët. Edi Rama kontrollon gjithçka, Komiteti përdoret si fasadë”, u shpreh Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll